Në një sulm pranë Kullës Eiffel në kryeqytetin e Francës, Paris, të shtunën mbrëma, një person ka mbetur i vrarë dhe dy janë plagosur, raportojnë mediat lokale, transmeton Anadolu.
“I dyshuari vrau me thikë një turist gjerman dhe plagosi dy të tjerë me çekiç përpara se të arrestohej nga policia franceze”, raportoi “France 24”.
Sipas raportit, sulmuesi është një francez 25-vjeçar, i cili po vuante dënimin me burg për planifikimin e sulmit.
Presidenti francez Emmanuel Macron shprehu ngushëllimet e tij për familjen e shtetasit gjerman.
“Nuk do t’i dorëzohemi terrorizmit”, shkroi kryeministrja franceze, Elisabeth Borne në rrjetin social X.
Prokuroria për luftën kundër terrorizmit ka konfirmuar se ka hapur një hetim për sulmin.