Fundoset anija në Lesbos, 13 vetë të zhdukur

Një anije mallrash është fundosur në ishullin grek, Lesbos, për shkak të stuhisë detare të dielën në mëngjes, duke bërë që 13 prej anëtarëve të ekuipazhit të saj të zhduken, ndërsa një tjetër u shpëtua, thanë autoritetet greke.

Anija ishte rrugës drejt Stambollit nga Aleksandria, Egjipti, dhe po barte 6.000 tonë kripë, tha roja bregdetare greke. Ekuipazhi i saj përbëhej nga 14 anëtarë, përfshirë tetë egjiptianë, katër indianë dhe dy sirianë, sipas rojës bregdetare.