IDF konfirmon se 14 izraelitë dhe 3 shtetas tajlandezë i janë dorëzuar Izraelit

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thonë se Kryqi i Kuq ua dorëzoi 12 pengjet forcave speciale dhe anëtarëve të agjencisë së sigurisë Shin Bet në gardhin kufitar në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.

Ata do të dërgohen në bazën ajrore Hatzerim për një kontroll fillestar mjekësor dhe për të bërë telefonata me familjet e tyre.

Pas kësaj, ata do të dërgohen në spitale për t’u ribashkuar me të afërmit e tyre.

Një nga pengjet u mor direkt me helikopter në një spital, thotë IDF.

Katër pengje u morën në pikën kufitare të Egjiptit Rafah dhe prej andej do të sillen në Izrael.

IDF thotë se po përditëson vazhdimisht familjet e pengjeve.