Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, e ka mirëpritur marrëveshjen e cila sjell lirimin e pengjeve të marra nga Hamasi që nga 7 tetori.
Ai shprehet i gëzuar për siç i quan këta ”Shpirtëra të guximshëm”, të cilët do të ribashkohen me familjet e tyre, transmeton klankosova.tv.
”Unë e mirëpres marrëveshjen për të siguruar lirimin e pengjeve të marra nga Hamasi gjatë sulmit brutal kundër Izraelit më 7 tetor”.
”Jam i kënaqur që këta shpirtra të guximshëm, të cilët kanë duruar një sprovë të papërshkrueshme, do të ribashkohen me familjet e tyre sapo kjo marrëveshje të zbatohet plotësisht”.