Koreja e Veriut pretendon se ka vendosur satelitin spiun në orbitë

Koreja e Veriut tha të mërkurën se kishte vendosur satelitin e saj të parë spiun në orbitë dhe u zotua për lëshime të mëtejshme për t’u mbrojtur kundër atyre që i quajti “manovrat e rrezikshme ushtarake të armiqve”.

Analistët thanë se nëse anija kozmike funksionon, ajo mund të përmirësojë ndjeshëm aftësitë ushtarake të Koresë së Veriut, duke përfshirë mundësinë që ajo të synojë më saktë forcat e kundërshtarëve.

Sateliti, i quajtur “Malligyong-1”, u lëshua të martën vonë në një raketë të re bartës, “Chollima-1”, sipas Agjencisë Qendrore Koreane të Lajmeve (AQKL), shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Lansimi i një sateliti zbulues është e drejta ligjore e Koresë së Veriut për të forcuar të drejtën e saj për vetëmbrojtje”, thuhet në raportin e AQKL-së.

As Koreja e Jugut, Shtetet e Bashkuara dhe Japonia, të cilat të gjitha po përjetojnë rritje të tensioneve ushtarake me Korenë e Veriut, nuk mund të konfirmonin se sateliti kishte arritur në orbitë.

Por Koreja e Jugut e quajti lëshimin e këtij sateliti një “shkelje të qartë” të rezolutës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që ndalon Korenë e Veriut të përdorë teknologjinë e raketave balistike.