Rusia nxjerr në shitje shtëpinë e Zelenskyy-it, paratë do të përdoren për luftën

Rusia ka nxjerr në ankand apartamentin e presidentit të Ukrainës, Volodymir Zelenskyy, e cila ndodhet në Krime. Mediat e huaja shkruajnë se së bashku me pronën e presidentit gjithashtu janë vendosur për shitje mbi 100 prona të disa oligarkëve ukrainas.

Ministria e Marrëdhënieve të Pronës dhe Tokës së Krimesë tha se apartamenti, në fshatin Livadia përgjatë Detit të Zi, u shit në ankand për 470 mijë dollarë. Vladimir Konstantinov, kryetari i parlamentit të Krimesë njoftoi se fondet nga apartamenti, i cili ishte regjistruar me emrin Olena Zelenskyy, gruaja e presidentit ukrainas, do të shkonin për luftën e Rusisë kundër Ukrainës, si dhe në “zhvillimin” e Krimesë.

“Në të ardhmen e afërt, parashikohet të shiten rreth 100 prona të nacionalizuara. Këto përfshijnë banesa, struktura shëndetësore, resorte, ambiente tregtare dhe dyqane. Nga shitja e tyre, pritet të arrihet një buxhet prej mbi 800 milionë rublash në buxhetin e republikës,” -shkruan Konstantinov.