Rrezik për përhapjen e konfliktit, Izraeli godet prapë Sirinë dhe Libanin

Izraeli po kryen sulme kundër infrastrukturës ushtarake në Siri dhe Liban, mes shqetësimeve që ofensiva e vendit kundër Hamasit mund të kalojë në një konflikt më të gjerë në të gjithë Lindjen e Mesme.

Avionët luftarakë izraelitë goditën raketat në Siri dhe objektivat e Hezbollahut në Liban tha ushtria izraelite herët të hënën përmes një postimi në X.

Pamjet e publikuara tregojnë disa nga sulmet ajrore që shënjestruan vendqëndrime të ushtrisë në qytetin sirian jugperëndimor Daraa.

Ministria e mbrojtjes së Sirisë, tha se goditjet shkaktuan vetëm dëme materiale.

Sipas njoftimit Izraeli kishte goditur rreth orës 1:35 të mëngjesit me orën lokale.

Gjithashtu forcat izraelite kanë qenë të angazhuara në luftime ndërkufitare me grupin e armatosur libanez Hezbollah që nga fillimi i luftës së saj kundër Hamasit.

Edhe shtetet e Bashkuara kanë kryer gjithashtu sulme në Siri në përgjigje të një rritjeje të mprehtë të sulmeve me raketa dhe dronë ndaj forcave të saj për të cilat kanë fajësuar grupet e mbështetura nga Irani.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan, tha të dielën në një intervistë se ekziston një rrezik “real” që lufta të përshkallëzohet në një konflikt më të gjerë rajonal.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo