Konflikti i përgjakshëm, Hezbollah: Rrëzuam një dron izraelit

Hezbollah, grupi i armatosur me bazë në Libanin jugor, ka njoftuar se ka rrëzuar një dron izraelit – hera e parë që ka bërë një pretendim të tillë gjatë luftimeve të fundit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur të dielën mbi Khiam, rreth 5 km (3 milje) nga kufiri me Izraelin. Droni u pa duke rënë në territorin izraelit, tha Hezbollah.

Sipas organizatës, e cila është përcaktuar si një grup terrorist nga Britania e Madhe dhe SHBA, ajo ka pasur 46 luftëtarë të vrarë në luftimet me Izraelin që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor, si dhe 43 të plagosur.

Hezbollahu gjithashtu thotë se ka nisur 84 sulme në 42 pika përgjatë kufirit në përleshjet e përditshme me trupat izraelite. Izraeli thotë se të paktën shtatë nga ushtarët e tij janë vrarë deri më tani.