Papa Françesku sërish thirrje për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit

Papa Françesku ka bërë sërish thirrje për një armëpushim në luftën mes Izraelit dhe Hamasit.

Në bekimin e tij javor në Sheshin e Shën Pjetrit, ai përsëriti gjithashtu një apel për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza, shkruan SkyNews.

“Askush të mos heqë dorë nga mundësia e ndalimit të armëve. Armëpushimi… ne themi “armëpushim, armëpushim.

Vëllezër dhe motra, ndaloni. Lufta është gjithmonë një disfatë, gjithmonë,” shtoi ai