Familjarët e pengjeve në protestë/ Kërkojnë dorëheqjen e Netanyahut

Familjet e pengjeve të 7 tetorit u mblodhën sërish në Tel Aviv për të protestuar për lirimin e tyre, duke propozuar edhe shkëmbimin e të burgosurve.

Me ta u takua edhe kryeministri Benjamin Netanyahu dhe bashkëshortja e tij. Ai deklaroi se shkëmbimi i me të burgosurit palestinez është diskutuar në qeveri, por nuk është marrë një vendim.

“Për sa kohë presioni ushtarak bëhet më i fortë, për sa kohë fuqia e zjarrit bëhet më e fortë dhe për sa kohë ne godasim më fortë Hamasin ka më shumë gjasa që ta vendosim lëvizjen islamike në situatën ku të pranojë zgjidhjet që do të çonin në lirimin e të dashurve tanë”-theksoi Yoav Gallant, ministër i Mbrojtjes, Izrael.

Sidoqoftë, shumë izraelitë e mbajnë Netanyahun përgjegjës për të gjithë situatën. Në Tel Aviv, familjet e pengjeve kërkuan dorëheqjen e tij dhe që qeveria të gjejë një mënyrë të qartë për shpëtimin e pengjeve.