Të paktën 21 persona kanë humbur jetën në Kazakistan, pasi miniera e çelikut ku ata po punonin u përfshi nga një zjarr i madh.
23 të tjerë janë raportuar të zhdukur dhe afro 20 janë plagosur, mediat kanë informuar se në momentin e ngjarjes, në të ndodheshin mbi 250 punonjës.
Njësia lokale e prodhuesit të çelikut që operon minierën, ‘ArcelorMittal Temirtau’ njoftoi në një deklaratë se afro 200 persona janë evakuuar të sigurt.
Presidenti Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe distancoi kabinetin e tij nga kompania e metaleve me bazë në Luksemburg.
Ai bëri thirrje që bashkëpunimi i investimeve të ndërpritet dhe se qeveria po finalizonte një marrëveshje për të përvetësuar kompaninë që drejton fabrikën më të madhe të çelikut në vend.
Mediat kanë raportuar se ky është incidenti i dytë fatal në dy muajt e fundit në një kantier të operuar nga ArcelorMittal në Kazakistan.
Në gusht, katër minatorë u vranë pasi një zjarr shpërtheu në minierën e Karagandës.
Ndërsa në nëntor të vitit të shkuar, pesë persona vdiqën dhe katër të tjerë u shtruan në spital pas një rrjedhje gazi metani në një minierë në të njëjtën zonë.
Çfarë po ndodh me Tokën? Substanca heliumi nga bërthama po dalin në sipërfaqe. Shkenca me sytë te fusha magnetike
ArcelorMittal Temirtau zotëron 15 miniera qymyri dhe xehe në Kazakistan dhe biznesin e riciklimit të metaleve në Aberdeen.