Izraeli sapo nisi një luftë tokësore në Gaza. E konfirmon Jordania

Ministri i Jashtëm i Jordanisë Ayman Safadi deklaroi të premten mbrëma se Izraeli sapo ka nisur një sulm tokësor në Rripin e Gazës. Sipas tij, katastrofa humanitare do të jetë me përmasa të jashtëzakonshme.

“Izraeli sapo ka nisur një luftë tokësore në Rripin e Gazës dhe rezultati do të jetë një katastrofë humanitare me përmasa epike”, tha Ministri i Jashtëm jordanez Ayman Safadi.

Ndaj ai shtroi nevojën për të votuar propozimin arab që promovon Amanin, kryeqytetin e Jordanisë për një armëpushim humanitar. Ministri jordanez shkruajti në një postim në Platformën X se nëse një vend votonte kundër propozimit arab të promovuar nga Amani për një armëpushim humanitar në Gaza në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, do të thoshte se ai e miraton këtë luftë të pakuptimtë dhe këto vrasje të pakuptimta.

Këtë të premte, Izraeli shtoi sulmet në Rripin e Gazës me bombardime raketore. Edhe Hamasi sulmoi Tel Avivin dhe Eshkalonin. Por më vonë, Hamas, përmes një deklarate për shtyp, i kërkoi faktorit ndërkombëtar që të mbajë përgjegjësi dhe të ndërhyjë për të ndalur sulmet pasi po kryhet masakër mbi popullsinë.