Forcat izraelite vranë një fëmijë palestinez në qytetin Ramallah në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.
Në deklaratën me shkrim të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, thuhet se 17-vjeçari Usayd Hamdi Hamidat mbeti i vrarë në sulmet e kryera nga forcat izraelite në kampin e refugjatëve Celezun në veri të qytetit Ramallah.
Ministria thekson se numri i palestinezëve të vrarë nga forcat izraelite dhe kolonët hebrenj në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori është rritur në 105.
Sipas informacionit të marrë nga dëshmitarë okularë, në hyrje të kampit të refugjatëve Jalazone kanë ndodhur incidente mes palestinezëve dhe ushtarëve izraelitë.
Ndërsa forcat izraelite përdorën plumba të vërtetë dhe gome për të shpërndarë palestinezët, palestinezët u përgjigjën me gurë.
Ushtarët izraelitë bllokuan rrugën kryesore midis Ramallahut dhe kampit të refugjatëve Jalazone me blloqe betoni.