Pushtimi i Gazas mbahet “sekret”, Netanjahu: Pas luftës të gjithë do përgjigjen për sulmin e Hamasit
Izraeli vijon përgatitjet për pushtimin tokësor të Gazas, konfirmoi kryeministri Benjamin Netanjahu por që refuzoi të japë detaje për kohën e operacionit! Ai tha se vendimin do ta marrë kabinteti i luftës dhe duhet të jetë unanim! Pas luftës paralajmëroi nxjerjen e përgjegjësive si Hamasi arriti të godasë me 7 tetor brenda izraelit!
Kryeministri Benjamin Netanyahu përmes një konferencë në Tel Aviv përsëriti se izraeli po përgatitet për pushtimin nga toka të Gazës, por refuzoi të japë më shumë detaje për kohën e operacionit!
Vendimin për nisjen e pushtimit do ta marrë kabineti i luftës, tha kryeministri izraelit, duke shtuar se deri aty do të arrihet me konsensus.
“Nuk do të shtjelloj planet e pushtimit tokësor”, theksoi ai.
“Nuk do të shtjelloj as llogaritë e ndryshme që po bëjmë, për të cilat publiku kryesisht nuk është në dijeni dhe kështu duhet të jenë gjërat”, tha kryeministri izraelit
Netanyahu më tej thekoi se Izraeli po bën gjithçka që është e mundur për të siguruar kthimin e pengjeve të marra nga Hamasi!
Duke iu referuar mënyrës se si Hamasi ishte në gjendje të kryente sulmet e 7 tetorit ndaj Izraelit, Netanyahu tha se “të gjithë do të duhet të japin përgjigje”.
“Të gjithë do të duhet të japin përgjigje, edhe unë. Por e gjithë kjo do të ndodhë vetëm pas luftës”, deklaroi Netanjahu!
Më shumë se 1400 persona përllogaritet se u vranë në Izraeli nga sulmi i militantëve të Hamasit nga toka, deti dhe ajri, ndërsa rreth 200 të tjerë përllogaritet se mbahen pengje!
Në anën tjetër Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza thotë se pothuajse 6,500 njerëz janë vrarë nga Bombardimet e Izraelit!
Kombet e Bashkuara dhe Organizata të të drejtave të njeriut kanë shprehur shqetësim për gjendjen e civilëve në gaza!
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se ishte “i tronditur” nga reagimi ndaj një deklarate që ai bëri të martën në lidhje me luftën midis Izraelit dhe Hamasit.
Tel Avivi tha se do tu refuzonte vizat punonjësve të OKB, pas deklaratës së Guterres se Izraeli në kundërpërgjigjen ndaj militanteve të HAMAS nuk po kursen as jetet e pafajshme të cilëve në Gaza