“Vazhdojmë të dërgojmë në Egjipt produktet e ndihmës të përgatitur për Gazën”, thuhet në deklaratën e Ministrisë turke të Mbrojtjes
Yusuf Soykan Bal |
Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se në Egjipt janë dërguar edhe dy avionë të tjerë të Forcave Ajrore me produkte të ndihmës për Gazën, transmeton Anadolu.
“Vazhdojmë të dërgojmë në Egjipt produktet e ndihmës të përgatitur për Gazën. Pas dy fluturimeve të kryera dje, edhe sot në mëngjes u nisën nga Ankaraja drejt Egjiptit edhe dy avionë të Forcave tona Ajrore për të dërguar produktet e ndihmës”, thuhet në deklaratën e ministrisë.