Arabia saudite pezullon bisedimet me Izraelin deri në një njoftim të dytë, shkak lufta

Arabia Saudite ka vendosur të pezullojë bisedimet për një normalizim të mundshëm të marrëdhënieve të saj me Izraelin, ndërsa lufta mes Izraelit dhe Hamasit po vazhdon.

Mbretëria ka “vendosur të pezullojë bisedimet për një zgjidhje të mundshme me Izraelin dhe ka informuar zyrtarët amerikanë për këtë”, tha burimi, ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken është aktualisht në Riad në një turne rajonal.