Presidenti rus Vladimir Putin ka folur në lidhje me konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit, ndërsa ka deklaruar se Rusia mund të ndërmjetësojë procesin e paqes mes vendeve.
Putin foli dje në një konferencë në Moskë dhe akuzoi SHBA-në se po nxisin tensione në Lindjen e Mesme duke dërguar një grup aeroplanmbajtës në rajon pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit.
I pyetur nëse do të ndërhynte për të ndërmjetësuar mes Izraelit dhe Hamasit, Putin tha: “Pse jo?
“Ne kemi pasur marrëdhënie biznesi shumë të qëndrueshme me Izraelin dhe marrëdhënie miqësore me Palestinën për dekada. Miqtë tanë e dinë këtë dhe Rusia gjithashtu mund të japë një kontribut në procesin e paqes”, u shpreh Putin.