BBC verifikon goditjen e universitetit në Gaza nga sulmet izraelite

Disa video, të publikuara nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF), kanë treguar sulmet e tyre.

Njëri ishte në Universitetin Islamik të Gazës, i shënjestruar midis 10 dhe 11 tetorit.

BBC ishte në gjendje të gjenim universitetin duke përputhur format dalluese të ndërtesave me imazhet satelitore para dhe pas.

“Për shembull, dy nga ndërtesat kryesore kanë panele diellore në çatitë e tyre. IDF thotë se Hamasi po e përdorte universitetin si “një kamp trajnimi për zhvillimin e armëve dhe inteligjencën ushtarake”. Ky është një pretendim që nuk kemi qenë në gjendje ta verifikojmë në mënyrë të pavarur”, ka shkruar BBC.