Të burgosurit marrin peng rojet në një burg të Paraguajit – i vënë zjarrin dhe sulmojnë policinë (VIDEO)
Të paktën 10 roje po mbahen peng nga të burgosurit në burgun më të madh të Paraguajit, ka konfirmuar policia në vendin e Amerikës së Jugut.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të burgosurit filluan një trazirë në burgun Tacumbú në kryeqytetin, Asunción, të martën pasdite.
Ata madje i kanë vënë zjarrin burgut dhe kanë sulmuar policinë.
Drejtori i burgut thotë se anëtarët e një bande burgu të quajtur Rotela Clan janë pas trazirave.
Numri i saktë i rojeve që ende mbahen peng është i paqartë.
Një zëdhënës i policisë tha se ishin “të paktën 10”, por në një video-telefonatë me një radio lokale të mërkurën në mëngjes me orën lokale, drejtori i burgut, Luis Esquivel, tha se ai dhe 21 roje ishin ende “të arrestuar nga rebelët”.
Prison revolt.
Security forces gather outside Tacumbu prison after hundreds of inmates took over the facility in Asuncion, Paraguay, on October 10.
Tacumbu prison is Paraguay’s largest and home to 3,000 inmates. The riot came after warnings from the justice minister last week… pic.twitter.com/VNT6O6ARSz
— AFP News Agency (@AFP) October 11, 2023
| Gobierno cede ante los pedidos del Clan Rotela
♂️El Crio. Ever Paris confirmó que se llegó un acuerdo con los reclusos y todo volverá a la normalidad en Tacumbú
️”Ellos pidieron un plazo de 15 días para que se abra nuevamente la penitenciaría y… pic.twitter.com/uBbtW5jE3K
— Radio 780 AM (@780AM) October 11, 2023