Autoriteti energjetik i Gazës ka thënë se termocentrali i vetëm i enklavës së bllokuar do të mbarojë karburant brenda disa orësh, duke e lënë territorin palestinez pa energji elektrike pasi Izraeli ndërpreu furnizimet në shenjë hakmarrjeje ndaj sulmeve të fundit nga Hamasi, grupi i armatosur që drejton Gazën.
Kryetari i Autoritetit Palestinez të Energjisë Thafer Melhem i tha radios Zëri i Palestinës të mërkurën se termocentrali do të mbyllet pasdite në Gaza, ku rreth 2.3 milionë njerëz jetojnë në një nga zonat më të dendura të populluara në botë, shkruan Al Jazeera.
“Kjo kërcënon ta zhysë Rripin në errësirë të plotë dhe ta bëjë të pamundur vazhdimin e ofrimit të të gjitha shërbimeve bazë të jetës, të cilat të gjitha varen nga energjia elektrike dhe nuk do të jetë e mundur t’i operojmë ato pjesërisht me gjeneratorë në dritën e parandalimit të furnizimeve me karburant nga Porta Rafah”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga autoritetet e Gazës të mërkurën.
“Kjo situatë katastrofike krijon një krizë humanitare për të gjithë banorët e Rripit të Gazës,” tha ai.
Deklarata i referohej hakmarrjes së Izraelit “si krimi më i ndyrë i ndëshkimit kolektiv kundër civilëve të pambrojtur në historinë moderne”.