Presidenti Erdogan diskuton me presidentin palestinez konfliktin Izrael-Palestinë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij palestinez, Mahmoud Abbas, kanë diskutuar tensionet e fundit midis Palestinës dhe Izraelit, të cilat të shtunën u përshkallëzuan në konflikt vdekjeprurës, transmeton Anadolu.

Në një bisedë telefonike, njoftoi Drejtoria e Komunikimit e Türkiyes, dy presidentët shkëmbyen mendime mbi zhvillimet e fundit në Izrael dhe Palestinë, si dhe tensionet në rajon.

Presidenti turk e porositi homologun e tij palestinez se Türkiye po bën çdo përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit në rajon dhe për të siguruar qetësi sa më shpejt të jetë e mundur.

Të shtunën, grupi i rezistencës ‘Hamas’ me bazë në Gaza nisi operacionin “Tufani i Aksasë” kundër Izraelit, duke lëshuar një breshëri raketash. Grupi tha se sulmi i befasishëm ishte në përgjigje të sulmit ndaj xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar dhe rritjes së dhunës së kolonëve.

Ushtria izraelit në hakmarrje nisi një operacion kundër grupit ‘Hamas’ në Rripin e Gazës.

Ministria e Shëndetësisë me bazë në Gaza njoftoi se mes luftimeve të vazhdueshme numri i palestinezëve të vrarë nga forcat izraelite në Gaza është rritur në 560, ndërsa numri i personave të lënduar është rritur në 2.900.

Ministria e Punëve të Brendshme në Gaza tha se ushtria izrarelite ka “intensifikuar agresionin e saj” në Gaza me qindra bastisje.

Ushtria izraelite tha se ka goditur mbi 500 objektiva gjatë sulmeve të natës në Gaza, të cilat sipas tyre ishin objektiva që i përkisnin grupeve ‘Hamas’ dhe ‘Xhihadi Islamik’.

Sipas Ministrisë izraelite të Shëndetësisë, të paktën 800 izraelitë janë vrarë dhe mbi 2.300 të tjerë janë plagosur në luftime.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo