Situata në Izrael vijon të jetë e tensionuar, me pamjet më të fundit që tregojnë turistë të shumtë të huaj të bllokuar në aeroport.Teksa presin avionin për t’u larguar nga vendi, pasagjerët janë shtrirë në pistën e uljes së avionëve, ku në sfond dëgjohen sirenat e bombardimeve.Shumë prej tyre shihen të traumatizuar teksa në lot presin të largoheni nga vendi i cili tashmë është tashmë në luftë pas sulmeve me raketa nga militanëtët palestinezë.Kujtojmë se Izraeli dhe Palestina kanë nisur një luftë të re frontale. Ishte Hamasi, organizata palestineze që nisi të shtunën sulmin më të madh ndaj Izraelit në vite. Në mënyrë të befasishme, persona të armatosur kaluan kufirin, ndërkohë që një breshëri e madhe raketash u lëshuan nga Rripi i Gazës.“Grupi militant Hamas ka nisur një luftë që Izraeli do ta fitojë”, tha ministri i mbrojtjes i Izraelit.Deri më tani në Izrael raportohet për mbi 100 persona të vrarë dhe rreth 985 të plagosur, ndërsa bilanci te palestinezët është edhe më tragjik. Sipas raportimeve, deri më tani janë vrarë 198 palestinezë dhe janë plagosur mbi 1600 të tjerë.Raportohet gjithahstu për shumë civilë dhe ushtarë izraelit, të cilët janë marrë peng nga militantët palestinezë.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Mexhitit: Taravari përfundoi te BDI, por elektorati i tij jo!
- Rrahje brutale në hyrje të Shkupit: 5 persona e rrahin një të ri me shqelma e grushta kokës! (VIDEO)
- Sulmet dhe akuzat, Osmani kritikohet për gjuhën ndaj mediave
- VLEN: BDI në odën 161 hoqi dorë nga Kryeparlamentari për ta ruajtur Soravinë e korrupsionin!
- Eurodeputetët: Kjo Serbi s`ka vend në Bashkimin Evropian
- Bujar Osmani: Qytetarët janë viktima! Do t’u sigurojmë siguri, ndërsa fajtorët do të japin llogari
- Shqipëria merr vëmendje botërore për ministren e parë AI
- Plagoset 84-vjeçari në Gjorçe Petrov, i vidhen stolitë
- Kallëzim penal për 34-vjeçarin nga Kërçova për “Mundësim të përdorimit të drogave narkotike”
- Apeli e la në qeli, Veliaj ankesë në Gjykatën e Lartë