Prishtinë, sulmohet me armë zjarri banesa e një zyrtari policor

Të premten rreth orës 20:35, një person ka raportuar se është dëmtuar një xham i banesës, pronë e një zyrtari policor, nga një predhë e armës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, dëshmitari e ka raportuar rastin pasi që ka qenë në mbikëqyrje te banesës në mungesë të pronarit, raporton Klan Kosova.

“Në vendin e ngjarjes është vërejtur se në dhomën e gjumit janë shkaktuar pesë vrima nga goditja e predhës të cilat kishin depërtuar për mes xhamit të dritares deri brenda në një vitrinë druri. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, përball objektit banesor në parkingun e banesës janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja të armës së shkurtër te kalibrit 7.62 mm. Rasti mbetet nën hetime”, thuhet në raport.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo