Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka folur rreth deklaratave të partisë në pushtet që nëse vendi shkon në zgjedhje, do të fitojnë më shumë se 51%. Deklarata të tilla sipas saj janë hipokrizi.Musliu në një intervistë për GazetaBlic tha se, edhe nëse PDK-ja qeverisë vendin, dëmet që i ka shkaktuar Qeveria e Albin Kurtit janë vështirë të rregullohen.
“Deklaratat e tilla janë hipokrizi, arrogancë dhe mos respekt për besimin e qytetarëve. Këta le të vazhdojnë kështu sepse neve po na bëjnë nderë me deklarata të tilla nga të cilat nuk frikësohemi”, tha Musliu.“PDK është shembull se di duhet të pranohen rezultatet zgjedhore, prandaj nëse mbahen ne nuk e kemi problem se ku do të jemi. Problemin kryesor e kemi ku është Kosova sot dhe ku do të jetë pas 10 viteve. Fatkeqësisht dëmet që i ka shkaktuar Albin Kurti, ne nuk do të mund t’i sanojmë edhe 10 vitet e ardhshme”, shtoi ajo.
Musliu thotë se, kryeministri Kurti e ka mllefin me PDK-në pasi sipas saj, kudo shkon dhe çkado prekë ai, është projekt i PDK-së.“Nëse këta mendojnë se me propagandë mund të fitojnë 80%, le të vazhdojnë e le t’i fitojnë 100%, por është domosdoshmëri e qytetarëve që vendi të shkojë në zgjedhje. Një kryeministër i cili vendin nuk e sheh të denjë për ta rritur dhe edukuar vajzën e vetë, ai njeri nuk e meriton me qeverisë me popullin e Kosovës. Sa më shpejt që kjo Qeveri shkon në shtëpi aq më shpejt do të largohen dëmet dhe problemet që po shkaktohen”, tha Musliu.
“Mllefin kjo Qeveri e ka me PDK-në dhe e kuptojë shumë mirë, sepse ngado që shkelë Albin Kurti, ngado që sheh syri i tij, Albin Kurti ka për të prekur në projektet gjigande që i ka realizuar PDK-ja”, përfundoi Musliu për GazetaBlic.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Tragjedia në Bogdanc: 17-vjeçarja kishte denoncuar dhunën, por institucionet nuk e mbrojtën
- 10 vjet nga vdekja e Astrit Deharit, Kurti: Ende s’e dimë emrin e vrasësit
- Ministri Ferati: Ndërkulturalizmi dhe kohezioni social janë themeli i një shoqërie të barabartë dhe gjithëpërfshirëse
- VLEN: Raporti i KE-së njeh rezultatet e reformave dhe angazhimin evropian të vendit
- Arben Gashi konfirmon se do të kandidojë për kryetar të LDK-së
- Këta janë dy të rinjtë e vdekur që tronditën sot Maqedoninë, prokuroria zbulon detajet
- Rama përsërit ftesën për dialog ndaj studentëve protestues, vendos sërish sofrën e gurtë para Kryeministrisë
- Maqedoni: 17-vjeçarja Biljana Kiriq dyshohet se u vra nga ish-partneri, familja thotë se ishte dhunuar për muaj të tërë
- FSSH paralajmëron kontrolle të shtuara: Pacientët nuk duhet të paguajnë për shërbimet e mbuluara nga sigurimi
- Klekovski prezantoi projektet në shëndetës: Reforma e ndihmës së shpejtë, rinovimi i spitaleve dhe barna të reja