Një tifoz i Interit iu lut Romelu Lukakut të mos thoshte “forza Juve” nëse do të transferohej në Torino, por futbollisti sugjeroi se një marrëveshje nuk ka gjasa të ndodhë.
Nuk po del të jetë një verë e qetë për sulmuesin belg, i cili doli në kryetitujt në fillim të këtij muaji pasi u zbulua se ai kishte qenë në bisedime me Juventusin për disa muaj, pavarësisht punës së fokusuar të Interit për transferimin e tij nga Chelsea, transmeton Gazeta Express.
Lëvizja, e parë si një tradhti në qarqet e “Nerazzurrëve”, e pa Interin të përqëndrohet në objektiva të tjerë, duke lënë vetëm Juventusin dhe klubet nga Arabia Saudite në garë për Lukakun.
Në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihet një tifoz i Interit në Blegjikë duke i kërkuar 30-vjeçarit që të mos thoshte “forza Juve”, nëse përfundimisht do t’i bashkohet “Zonjës së Vjetër” këtë verë”.
Por, Lukaku duke qeshur iu përgjigj: “Jo, kurrë”, përpara se të shtonte: “Unë nuk mendoj se do të ndodhë një marrëveshje”, duke lënë të kuptohet se se një lëvizje në Torino nuk është në horizont për të.