Një 25-vjeçar shqiptar përmes një platforme homoseksualësh ka arritur që t’ua marrë dy fermerëve zviceranë 1.2 milionë franga (apo 1 milion e 232 mijë euro).Ngjarja ka ndodhur në vitin 2018-të, teksa para disa ditësh shqiptari u dënua me mbi tre vjet burgim (pjesërisht me kusht) dhe dëbim nga Zvicra për pesë vjet.Ai duhet t’i vuajë 14 muaj burgim, e po ashtu, i pandehuri duhet t’ua paguajë gjysmën e shumës viktimave.Viktimat, dy burra rreth të 50-tave, të martuar dhe jo homoseksualë, po kalon një fazë të vështirë të jetës, raportojnë mediat zvicerane përcjell Klankosova.tv.Shqiptari iu kishte ofruar atyre afërsi fizike dhe kishte sinjalizuar ndjenja miqësore.Ai shtirej para tyre se ishte në vështirësi financiare dhe kishte nevojë për para.25 vjeçari u kishte premtuar atyre se do t’i kthente paratë sepse pritej të trashëgonte një shumë të madhe nga një beqar, mik i tij në Angli i cili i kishte ende 200 mijë euro borxh.Ata i kishin paguar shqiptarit për tre vjet shumën prej 1.2 milion frangash zvicerane.Njërit prej tyre ka arritur që t’ia marrë 400 mijë franga kurse tjetrit mbi 800 mijë.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Tragjedia në Bogdanc: 17-vjeçarja kishte denoncuar dhunën, por institucionet nuk e mbrojtën
- 10 vjet nga vdekja e Astrit Deharit, Kurti: Ende s’e dimë emrin e vrasësit
- Ministri Ferati: Ndërkulturalizmi dhe kohezioni social janë themeli i një shoqërie të barabartë dhe gjithëpërfshirëse
- VLEN: Raporti i KE-së njeh rezultatet e reformave dhe angazhimin evropian të vendit
- Arben Gashi konfirmon se do të kandidojë për kryetar të LDK-së
- Këta janë dy të rinjtë e vdekur që tronditën sot Maqedoninë, prokuroria zbulon detajet
- Rama përsërit ftesën për dialog ndaj studentëve protestues, vendos sërish sofrën e gurtë para Kryeministrisë
- Maqedoni: 17-vjeçarja Biljana Kiriq dyshohet se u vra nga ish-partneri, familja thotë se ishte dhunuar për muaj të tërë
- FSSH paralajmëron kontrolle të shtuara: Pacientët nuk duhet të paguajnë për shërbimet e mbuluara nga sigurimi
- Klekovski prezantoi projektet në shëndetës: Reforma e ndihmës së shpejtë, rinovimi i spitaleve dhe barna të reja