Izo Ganiu tallet me Bilallin

Ish aktivisti dhe mbështetësi i Bilall Kasamit dhe Lëvizjes Besa, i njohur në opinionin tetovarë si Izo Ganiu i ka reaguar ashpër kreut të Tetovës pas skandalit që ky i fundit e bëri me Edi Ramën.

Ganiu ka thënë se Kasami publikisht i gënjeu tetovarwt duke thënë se nuk do e takoj Ramën, e pas demantit që bëri kryeministri shqiptar, Ganiu thotë se në Lëvizjen Besa u trazuan ujërat dhe kanë filluar pëshpërimat për përgjegjësinë se kush e nxori tekstin.

Duke përdorur një shprehje popullore Ganiu ka thënë se zoti s’ta mer shpirtin pa mos me ta mar ftyrën.

Skandali me Edi Ramën!

Postim në fb nga Izo Ganiu ,ish aktivist i Lëvizjes Besa

Reagimi i plotë:

Gënjyen publikisht se kan ftesë nga Edi Rama dhe e luajtën populizmin duke na gënjyer se nuk shkojn në takim me Ramën rrena i ka këmbët e shkurta të nesërmen z.Rama i demantoi, e pas këtij turpi filluan të përshpërisin nëpër qytet se kush e nxori këtë lajm nëpër portale kush mba komunikimin me mediumet? Zëdhënësi i partisë, sekretari organizativ, apo ai gjeneral.
Unë pyes kush i mer vendimet në këtë parti , kuvendi qendror, kryesia qendrore, kryesia e ngusht, apo individ të caktuar, çfar funksioni kan organet e partis atëher nëse vendimet i mer prej në kafe ndonjë halabak?
Ku jan strukur zëvendës kryetari i partisë nënkryetarët e partisë e intelektualët e partisë nëse u jepet mundësia për vendimarje, si e arsyetojnë ata këtë veprim para qytetarëve apo me përgjigjen se sna pyet kush neve, pse merni në qafë aktivistët e sinqert që ju vinë mbrapa nëse askush sju pyet!

Si qytetar i thejshtë kam dyshimet e mia për ju si persona intelektual pas asaj që nuk reagoni ose sjeni intelektual ose i shërbeni dikujt tjetër ose smerni erë nga politika, edhe pyeteni veten, pse jeni ende napër kështu pozicionesh kur sju pyet kush .
Ej vërtet si be na rejtët se nuk i shkoni në takim Ramës pa ju thir ai, imagjinoni kur rreni për kësi temash publikisht çka bëjni tu rejt për punë ma të vogla prapa kamerave.
Bdija nuk është shum e mençur por opozitën e kan shum budalle.

Ka një thënie thotë: “Zoti sta mer shpirtin pa mos me ta mar ftyrën”