Ministria e Mbrojtjes e Japonisë tha të premten vonë se kishte pikasur dy anije të marinës ruse në ujërat pranë Tajvanit dhe ishujve Okinawa të Japonisë në katër ditët e mëparshme, pas një njoftimi të ngjashëm këtë javë nga Tajvani.
Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha të martën se kishte pikasur dy fregata ruse në brigjet e saj lindore dhe se kishte dërguar avionë dhe anije për të bërë roje, shkruan Reuters, përcjell Klankosova.tv
Qeveria japoneze tha muajin e kaluar se aktivitetet e përsëritura ushtarake ruse pranë territorit japonez, duke përfshirë stërvitjet e përbashkëta me forcat kineze, përbënin “shqetësim serioz” për sigurinë kombëtare të Japonisë.