Kërcënimi me ushtri nga Serbia, Raci: Asnjë reagim nga ndërkombëtarët

Ministri serb i mbrojtjes ka kërcënuar sot Kosovën me ushtrinë serbe, raporton Gazeta Blic.Analisti Gazmir Raci ka reaguar pas kësaj, duke thënë se nuk ka asnjë reagim nga ndërkombëtarët dhe raportuesja e Parlamentit Evropian, Von Cramon.

Postimi i tij i plotë:Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Vuçeviç, sot përsëri kërcënon hapur Kosovën me ushtrinë serbe. Në 1999, ushtria e Serbisë dëboi 848 mijë shqiptarë, vrau 15 mijë persona, zhdukur rreth 5,000 njerëz, dogjën mijëra shtëpi, dhunuan 20 mijë gra dhe dëboi mbi 1 milionë shqiptarë nga shtëpitë e tyre. Asnjë reagim nga ndërkombëtarët dhe raportuesja e Parlamentit Evropian, znj. Von Cramon.