Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dhënë dorëheqje nga udhëheqja e partisë në pushtet, Partisë Përparimtare Serbe. Gjatë mbledhjes partiake, të mbajtur sot në Kragujevc, Vuçiq e propozoi ministrin e Brendshëm të Serbisë, Millosh Vuçeviq, në postin e kryetarit të kësaj partie. Vuçiq më herët kishte njoftuar se do të largohej nga drejtimi i partisë dhe se nga 28 maji do të nisë formimin e një lëvizjeje të re. Gjatë fjalimit në mbledhjen partiake, Vuçiq po ashtu foli për situatën në Kosovë, të cilën e quajti të vështirë. “Synimi i shteteve perendimore është që të dalin me një deklaratë kundër autoriteteve në Kosovë për të na kënaqur neve, por me çfarë të jemi të kënaqur, me realitetin e ri, që është në kundërshtim me të gjitha ligjet dhe normat ndërkombëtare. Rezistenca e popullit serb në Kosovë do të jetë më e fortë, shpresoj përmes mjeteve paqësore”, tha Vuçiq.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Agim Islami: Ai që ka para dhe fuqi politike del në liri edhe pse ka vjedh, ata që s’kanë, kalben në burg pa asnjë faj!
- Raporti i BE’së për Shqipërinë: Protestat nisën për mjedis, u shndërruan në lëvizje kundër korrupsionit, palët të angazhohen në dialog
- Nuk iu bind urdhrit të policisë, goditi veturën zyrtare dhe sulmoi policët në Likovë, kallëzohet penalisht 27-vjeçari
- Siljanovska-Davkova vendos veto ndaj Ligjit për Prokurime Publike
- Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)
- Skandal në Universitetin e Shtipit: Shitën notat dhe manipuluan indeksat, përfituan 21 mijë euro!
- BE-ja përmend përfshirjen e Kurtit dhe zyrtarëve në gjuhën e ashpër ndaj gazetarëve
- Përparim Bajrami doli nga paraburgimi! Avokati Millanov thotë se garancia e ofruar është patundshmëri e babait të tij dhe një të afërmi
- Hoxha-Gecova: Thellimi i bashkëpunimit me Çekinë në fushën e mjedisit
- Raporti i BE-së: Drejtësia në Kosovë, ‘kurrkah’ hiç