Newcastle përballet me Interin për shërbimet e Marcus Thuram.
Sipas “90 min”, klubi anglez kanë nisur kontaktet me agjentët e sulmuesit francez, kontrata e të cilit është afër përfundimit me Borussia Monchengladbach.
25-vjeçari francez ka kohë që është në radarët e Interit dhe zikaltërit ende po mendojnë ta sjellin në Milano për të përforcuar repartin e sulmit.
Duket se ata do të kenë një pengesë të madhe pasi Newcastle është në gjendje të ofrojë shifër të lartë nëse klubi gjerman ia kërkon për vlerën e kartonit të Thuram.
Këtë sezon, Thuram ka luajtur 26 ndeshje, duke shënuar 15 gola dhe ka asistuar 4 herë.