Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla lokale. Pasdite në pjesët perëndimore dhe veriore do të rriten vranësirat, ndërsa në orët mbrëmjes dhe të natës do të ketë reshje, kryesisht të borës. Deri në mëngjes në këto pjesë do të formohet shtresë e borës. Do të fryjë erë e dobët ndërsa në rajonet perëndimore erë mesatare nga drejtimi perëndimor, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidro Meteorologjike.
Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 4 deri në 10 gradë Celsius. Moti në Shkup do të jetë me diell, pasdite vranësirat do të rriten ndërsa gjatë natës do të ketë reshje të borës dhe do të formohet shtresë e vogël e borës. Temperatura do të jetë deri në 6 gradë Celsius.
“Nesër në pjesën më të madhe të vendit do të ketë reshje të borës, më tepër në rajonet perëndimore, veçanërisht paradite. Kudo do të formohet shtresë e re e borës, përveç në pjesën e poshtme përgjatë Vardarit. Për shkak të temperaturave të ulëta, do të ketë paraqitje të ngricave. Do të fryjë erë veriore e përforcuar përgjatë Vardarit”, informojnë nga DPHM.
Nga DPHM theksojnë se ditëve në vijim do të kemi mot me vranësira, me erë dhe shumë i ftohtë me borë lokale të përkohshme dhe të lehtë.
Temperaturat e mëngjesit nëpër disa vende do të ulen nën -10 gradë Celsius, ndërsa ato të ditës në më shumë vende do të jenë nën zero.