Ende asnjë gjurmë nga nëna dhe dy fëmijët e mitur, Mbrojtja Civile kërkon ndihmë nga Forcat e Armatosura

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i ka bërë një kërkese zyrtare Forcave të Armatosura që të bashkohen për të dhënë ndihmën e tyre në operacionin e policisë, RENEA dhe FNSH për gjetje e tre trupave të pajetë që dyshohet se janë mbytur në lumin Buna, nënës Alma Arrazi dhe dy fëmijëve të saj. Njëra prej kufomave u gjet rastësisht nga një peshkatar.

Kërkesa zyrtare është bërë nga drejtuesi për veriun i AKMC, Besnik Hysaj në drejtim të FA dhe pritet që tashmë në këtë operacion të jenë të pranishëm edhe forcat e ushtrisë. Kërkimet për gjetjen e trupave po vijojnë në mënyrë intensive në lumin Drin dhe Bunë.

Mbrëmjen e djeshme ka pasur shkarkime nga hidrocentrali i Vau Dejës, gjë e cila ka turbulluar ujin duke e bërë më të vështirë gjetjen e tre kufomave të tjera./abcnews.al