Zidani mbyll dyert Bajernit: Shpresojë të fitojë Reali

Zinedin Zidanit i ka dalë emri së fundmi, në listën e kandidatëve, të cilët mund të drejtojnë Bajernin në sezonin e ardhshëm. Por në një deklaratë të dhënë së fundmi për “SkyDE”, duket se francezi i ka mbyllur “derën” bavarezëve.

I pyetur nga media në fjalë nesë do të jetë trajner i Bajernit në të ardhmen, Zidan ndër të tjera deklaroi:

“Jo! Unë do ta shikoj ndeshjen, shpresoj se do të fitojë Reali Madridit”, deklaroi Zizu.

Pra trajneri francez e ka thënë hapur se në duelin e kthimit të vlefshëm për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, ai do të bëjë tifo për Realin e Madridit.