Ziadin Sela: Sot në Kuvend demaskuam një tentim të VLEN dhe BDI për të heshtur zërin e vërtetë opozitarë, për të na marë të drejtën e fjalës duke shkelur Rregulloren





Zoti Gashi, në qoftë se ju keni marrëveshje me BDI-në në mënyrë që të ngelin në hije deputetët e tjerë që vijnë nga parti të tjera, kjo është çështje e juaj. Ndërsa në qoftë se ka diçka të tillë ne do t’ua çerrim këtë maskë. Ne jemi deputetë jo të organizuar në grup parlamentar. Ne jemi deputetë që s’varemi nga asnjë, ama nga asnjë forcë politike. Nuk veprojmë me sinjale prej kësaj ane siç veprojnë ca të tjerë, ose nga ana tjetër. Dhe prandaj me ne kërkush s’është konsultuar në lidhje me pika, me radhitjen e deputetëve të cilët duhet të marrin pyetje, duhet të parashtrojnë pyetje sot.

Sipas asaj logjike, ja po i bëjmë një përllogaritje matematikore. Në qoftë se përafërsisht tre vite po bëhen nga kjo përbërje parlamentare dhe çdo muaj ka pyetje deputeti — 12 muaj në vit nga tre, dy pyetje deputeti në muaj ka LSDM-ja, janë 36 muaj në pyetje, kanë parashtruar 108 pyetje. Ndërsa BDI-ja i ka nga dy pyetje në muaj, 36 muaj ka parashtruar 72 pyetje. Grupet tjera parlamentare, deputetë të paorganizuar në grupe parlamentare, asnjë pyetje. Kjo është demokracia për ju? Kjo është në formë se si duhet të funksionojë, ndërsa tendencat manipulative me rregulloren t’i tregoni diku tjetër. Rregullorja e thotë qartë e zi: radhitja e deputetëve bëhet në marrëveshje me grupet parlamentare dhe deputetët që s’janë të organizuar në grupe parlamentare. Dhe mos lexoni vetëm pjesën e parë të nenit 41 të rregullores, por lexoni të tërë. Interpretimi pastaj është çështje që ti kështu, të shkon përshtat që ta interpretosh. Por edhe ne kemi të drejtën e interpretimit ashtu siç ne mendojmë që duhet zbatuar rregullorja. As jemi konsultuar, edhe pse t’i jemi drejtuar me shkresë. Prandaj harroni që ka pyetje deputetësh sot në qoftë se nuk rinegociohet kjo listë e deputetëve.

– Ziadin Sela, Kryetar i Lidhjes Shqiptare

 

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo