Kujdes në Strazhë në rrugën Gostivar–Kërçovë! Gurë të rënë në rrugë, shoferët paralajmërojnë për rrezik





Shoferët paralajmërojnë për rrëshqitje gurësh në qafën malore të Strazhës, në rrugën Gostivar–Kërçovë.

Në fotografitë e publikuara në grupin e komunikacionit „Сообраќај +389 МК“ shihen gurë të shpërndarë në asfalt, para objekteve të njohura gastronomike ku shërbehen mekicat, në drejtim të Kërçovës.

Udhëtarëve u rekomandohet kujdes i shtuar, ulje e shpejtësisë dhe mbajtje e distancës së sigurisë, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes.

Deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar nëse rruga është pastruar nga gurët apo nëse janë vendosur kufizime në qarkullim.

Kujdes në Strazhë në rrugën Gostivar–Kërçovë! Gurë të rënë në rrugë, shoferët paralajmërojnë për rrezik

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo