Tri gola për për 14 minuta, Reali kthehet në lojë ndaj PSV-së





Pasi përfundoi pjesa e parë, Real Madridi ishte duke humbur nga PSV-ja, me shifrat prej 1-0.

Ivan Perisici kishte shënuar për 1-0 nga penalltia, në minutën e 32-të të ndeshjes.

Mirëpo, në pjesën e dytë u pa një tjetër Real Madrid.

Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho e barazoi rezultatin në minutën e 50-të, kur Federico Valverde shënoi për 1-1.

Dhjetë minuta më vonë, Jude Bellingham e dërgoi Realin në epërsi, me një supergol.

Pas katër minutash nga goli i Bellinghamit, Kylian Mbappe e shënoi golin e tretë të Realit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo