Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në Click Plus ka folur për manifestimin e shënimit të 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit Shqip në Manastir të Maqedonisë.
Ai ka komentuar praninë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në manifestimin qendror që u mbajt gjatë ditës në Manastir, dhe atë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që u mbajt në mbrëmje.
Por për Taravarin, është fatkeqësi, që Rama dhe Kurti nuk u panë bashkë në shënimin e kësaj date të rëndësishme për kombin shqiptar.
“Fatkeqësisht, edhe për mua më ra në sy shumë keq që dje nuk ishin së bashku zotëri Rama dhe zotëri Kurti në gjithë manifestimet që u shënuan në Manastir. Por, kështu janë politikat në 5-6 vitet e fundit”, tha Taravari.