“Një vit pa ty, Shpat” – Selvije Jao: Mungesën tënde nuk po e mbush as koha

“Një vit pa ty, Shpat” – Selvije Jao: Mungesën tënde nuk po e mbush as koha

Një vit pas ndarjes nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi, bashkëshortja e tij ka ndarë një dedikim emocionues në kujtim të tij.

Përmes një mesazhi prekës, ajo ka shprehur mallin për bashkëshortin e ndjerë, duke kujtuar momentet që ai nuk arriti t’i përjetonte me djalin e tyre, Roelin, i cili po rritet dhe po zbulon botën pa praninë e të atit.

Ajo ka theksuar se do të jetë gjithmonë aty për t’i treguar të birit për të atin, muzikën, buzëqeshjen dhe dashurinë që kishte për të.

Në fund të dedikimit, bashkëshortja ka bërë të ditur se më 29 nëntor do të mblidhen për të kujtuar jetën dhe veprën e Shpatit, por mbi të gjitha njeriun që la pas kujtime të paharruara në zemrat e familjarëve dhe të gjithë atyre që e njohën.

“Një vit pa ty, Shpat…”, ka shkruar ajo në mesazhin e saj emocionues.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo