Ky është biznesmeni nga Podujeva që dyshohet se goditi doganierin me veturë, po transportonte telefona kontrabandë?
Florim Blaku, pronar i biznesit “Mobi Shop Lila” në Podujevë, raportohet se është personi që dyshohet se ka goditur me veturë një zyrtar të Doganës së Kosovës në pikën kufitare në Merdar.
Ngjarja ka ndodhur të martën, rreth orës 13:30, pasi zyrtarët doganorë kishin kërkuar ndalimin e automjetit për kontroll.
Blaku dyshohet se po transportonte telefona kontrabandë dhe gjatë tentativës për t’i shpëtuar kontrollit, ka goditur doganierin me veturë, duke u larguar në drejtim të panjohur.
Zyrtari doganor ka pësuar lëndime trupore në gjymtyrë, ndërsa gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë stabile.
Policia e Kosovës e ka cilësuar rastin si “Sulm ndaj personit zyrtar”.