ISA ELMAZI ME DY MEDALJE NGA KAMPIONATI I 26-të BALLKANIK!

Një sukses i jashtëzakonshëm për Isa Elmazin, Klubin e Karatesë FATI – Tetovë dhe reprezentacionin e Maqedonisë së Veriut!

Në Kampionatin e 26-të Ballkanik për kadetë, juniorë dhe U21, i cili u zhvillua nga 6 deri më 8 nëntor 2026 në Stamboll të Turqisë, me pjesëmarrjen e 1.137 garuesve nga 13 shtete, reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut u rendit në vendin e katërt në klasifikimin e përgjithshëm.

Pjesë e këtij suksesi ishte edhe garuesi ynë, Isa Elmazi, përfaqësues i reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut në kategorinë Junior -76 kg, i cili u shpërblye me dy medalje: një medalje të argjendtë në konkurrencën individuale dhe një medalje të artë në konkurrencën ekipore!

🥈 KONKURRENCA INDIVIDUALE – JUNIOR -76 KG

Isa Elmazi zhvilloi pesë meçe, duke regjistruar katër fitore radhazi dhe duke u kualifikuar në finalen e madhe, ku pas një beteje të ngushtë u mposht me rezultat minimal nga garuesi i Bosnjë-Hercegovinës.

Rezultatet e meçeve:

* Isa Elmazi 🇲🇰 – Davud Erdag 🇹🇷 8:0
* Isa Elmazi 🇲🇰 – Geçaj Nemanja 🇲🇪 1:0
* Isa Elmazi 🇲🇰 – Dolloman Mihail 🇷🇴 3:1
* Isa Elmazi 🇲🇰 – Dabić Miloš 🇧🇦 1-0
* Finale: Isa Elmazi 🇲🇰 – Kalinkov Andrej 🇧🇦 0:1

Rezultati i tij dëshmon formën e shkëlqyer, përgatitjen dhe karakterin garues që e karakterizojnë Isën.

🥇 KONKURRENCA EKIPORE – JUNIORË

Suksesi u kompletua edhe në konkurrencën ekipore, në disiplinën e luftërave (kumite), ku reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut u shpall KAMPION BALLKANIK!

Rruga drejt titullit:

* Rrethi i parë: Maqedonia e Veriut – Serbia 3:1
* Rrethi i dytë: Maqedonia e Veriut – Mali i Zi 3:1
* Finalja: Maqedonia e Veriut – Bosnjë-Hercegovina Fitore dhe titulli kampion ballkanik!

Isa Elmazi ishte pjesë e ekipit që arriti këtë sukses të madh, duke kontribuar në triumfin e reprezentacionit tonë.

SFIDA E RADHËS – KAMPIONATI SHTETËROR

Me përfundimin e suksesshëm të Kampionatit Ballkanik, fokusi ynë tashmë kalon te Kampionati Shtetëror për kadetë, juniorë dhe U21, i cili do të mbahet më 28 nëntor në Shkup.

Kjo garë ka rëndësi të veçantë, pasi është kualifikuese për Kampionatin Evropian të radhës, i cili do të zhvillohet në Armeni në shkurt të vitit 2027. Pritet një konkurrencë e fortë dhe një sfidë serioze për të gjithë garuesit.

Në fund, shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim për të gjithë trajnerët dhe seleksionuesit e reprezentacionit, të cilët me përkushtim, profesionalizëm dhe përgjegjësi kontribuuan në përgatitjen dhe përkrahjen e sportistëve tanë gjatë këtij kampionati.

Urime Isa Elmazi për dy medaljet dhe këtë paraqitje dinjitoze! Urime të gjithë anëtarëve të reprezentacionit dhe Federatës së Karatesë së Maqedonisë së Veriut për suksesin e arritur!

Vazhdojmë me përkushtim, punë dhe ambicie drejt sfidave të ardhshme!

Trajner i Klubit te karatese Fati Tetove dhe dretor reprezentacioni
Arlind Huseini

ISA ELMAZI ME DY MEDALJE NGA KAMPIONATI I 26-të BALLKANIK!

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo