Kosova nuk ka nevojë për axhenda të huaja





Skënder MULLIQI
Shqiptarët e dinë sa me gjak u pagua liria jonë nga një okupator shekullor si Serbia.Dhe, në mes të këtyre trazirave që po trondisin botën, nuk është lehtë të ruhet stabiliteti dhe siguria e një shteti. Politikanët janë atë që krijojnë kaos në mungesë të pa fuqisë të tyre politike.E vetmja gjë që është legjitime dhe demokratike , janë zgjedhjet e ndershme parlamentare dhe locale.Natyrisht së në demokraci nuk përjashtohet mos degjueshmeria qytetare atëherë kur deformohet demokracia.Shpesh politikanët në mungesë të argumentit politik shërbehen më metoda jo demokratike për të marrë pushtetin. Nuk bëhet asnjë zgjedhje mjetesh! Po shohim , se inatet janë bërë të mëdha dhe shumë të dëmshme për proceset në të cilat po kalojmë.Po harrohen normat demokratike të sjelljës, normat kushtetuese dhe ligjet .Pushteti në sistemin shumë partak pluralist merrët me mjete legjitime.Le të jemi serioz!Nuk kemi nevojë për asnjë kopje të trazirave në rrugët e metropoleve evropiane.Ne jemi shtet i ri dhe kemi nevojë për stabilitet të përgjithshem.Kemi nevojë për zhvillim dhe mirëqenje.Kemi nevojë për punë dhe durim.Nuk kemi nevojë për agjenda të huaja .Ne duhet të kemi një kokërr kripë në kokë që mos të destabilizojmë vendin duke krijuar iluzionin e një krize.Nuk thëmë që nuk ka korrupcion dhe krim të organizuar, por që duhet ruajtur sovranitetin e shtetit është prioritet mbi prioritete , kur dihet së e kemi për fqinj një Serbi, e cila përditë po fshikullon kamgjikun për pushtimin e veriut të Kosovës.Edhe nga regjimi i ri që do të formohet nga Lista Studentore, nuk duhet pritur diqka më ndryshe në krahasim nga regjimi i shovenistit, Aleksander Vuqiq. Ne jemi për fqinjësi të mirë më të gjithë , por a do të janë serbët shtrohet pyetja?Zor të presim ndonjë katarsis pozitiv të tyre. Dihet së kemi ende shumë probleme të jetesës dhe probleme zhvillimore.Por, duhet të largohemi nga fokusi i trazirave të mundshme për qëllime politike.Kushdo që dëshiron të punojë në Kosovë, më duket së mund të gjejë një punë, por është një fakt i njohur mirë ,se në çdo vend ka një përqindje të caktuar të të papunëve që thjeshtë nuk duan të punojnë , ose jetojnë ende në kurriz të prindërve të tyre.Unë kam kritikuar çdo pushtet më të vetmin motiv që të punohet më mirë në shtetndërtim dhe mirëqenje.E kam kritikuar dhe do ta kritikojë edhe pushtetin actual që të punojë mirë, duke i pru në suaza të normalitetit dukurit negative në shoqëri dhe mirëqenjën e përgjthshme.Një shtet nuk mund të funksionojë normalisht pa funksionuar mirë të gjitha sistemet .Nuk pajtohem më ata analistë të cilët nuk po i kontribuojnë në mënyrën e duhur unitetit dhe stabilitetit politik shumë të nevojshem në këtë krizë globale, e cila sipas disave nuk përjashtohet mundësia e Luftës së Tretë Botërore.Është lehtë të krijohen situata të pa qena dhe konfliktuoze , të cilat dëmtojnë shumë Kosovën si shtet dhe të ardhmën e saj evroatlantike…

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo