Djali i Kadri Veselit reagon pasi Gjykata Speciale e dënoi përsëri Hashim Thaçin





Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit, reagoi ndaj aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi për pengim të drejtësisë.

Ai shprehu pakënaqësinë lidhur me këtë vendimin.

“Një pështyrje në fytyrë ndaj sundimit të ligjit. Një instrumentalizim dhe përdorim i drejtësisë si armë për diskreditimin e një figure historike dhe UÇK-së që ai përfaqëson”, shkroi Veseli.

Ai njëkohësisht kërkoi gjithashtu reagim nga institucionet shtetërore të Kosovës për zhvillimet në Hagë.

“Është urgjente që shteti t’i inkurajojë institucionet ndërkombëtare të kthejnë sytë në atë që po ndodh në Hagë dhe kjo përdhosje që po i bëhet të vërtetës dhe të drejtës nga ajo gjykatë, të dënohet”, shtoi Klestor Veseli.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo