Arrestohet 55-vjeçari nga Tetova, dyshohet se sulmoi bashkëshorten pas një grindjeje





Një 55-vjeçar nga një fshat i Tetovës është arrestuar nën dyshimin për dhunë në familje.

Sipas policisë, më 24 nëntor 2026, rreth orës 21:20, zyrtarët e Stacionit Policor Jegunovcë kanë privuar nga liria I.A. (55), i cili dyshohet se pas një fjalosjeje në shtëpinë familjare ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse, raporton Tetovasot.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo