Qeveria amerikane ka publikuar regjistrime të reja të dukurive fluturuese të paidentifikuara (NLO/UAP) që forcat ushtarake amerikane kanë regjistruar në Lindjen e Mesme.
Bëhet fjalë për grupin e tetë të dokumenteve mbi UFO-të që Pentagoni ka publikuar gjatë këtij viti. Publikimi më i ri përmban 43 dokumente dhe regjistrime, mes të cilave tri video të regjistruara në vitet 2020, 2023 dhe 2026. Të tria janë xhiruar nga avionë ushtarakë ose platforma të tjera ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme.
Regjistrimet janë bërë me kamera dhe sensorë ushtarakë që zbulojnë objekte përmes rrezatimit termik. Pentagoni i klasifikon si raste të paqarta të dukurive anormale të paidentifikuara (UAP).
– Videoja e vitit 2020 zgjat 20 sekonda
– Ajo e vitit 2023 zgjat 13 sekonda
– Ajo e vitit 2026 zgjat 54 sekonda
EXCLUSIVE: Never-before-seen Pentagon video shows a tiny object glowing white hot on infrared flying across a warship in the Middle East. Trump releases the UFO files today. Full story👇 https://t.co/Ndb8brRFBY
— Ross Ibbetson (@IbbetsonRoss) November 20, 2026
Materialet i janë dorëzuar zyrës amerikane për hulumtimin e dukurive të paidentifikuara nga Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane.
Autoritetet amerikane deri më tani nuk kanë përcaktuar se çfarë shihet saktësisht në këto regjistrime. Publikimi i tyre nuk do të thotë se Pentagoni ka konfirmuar ekzistencën e anijeve kozmike të huaja ose teknologji jashtëtokësore.
EXCLUSIVE: Never-before-seen Pentagon video shows a tiny object glowing white hot on infrared flying across a warship in the Middle East. Trump releases the UFO files today. Full story👇 https://t.co/Ndb8brRFBY
— Ross Ibbetson (@IbbetsonRoss) November 20, 2026
Kjo është pjesë e urdhrit që presidenti amerikan Donald Trump dha në fillim të vitit me dekret ekzekutiv për publikimin e dokumenteve qeveritare mbi dukuritë fluturuese të paidentifikuara.