Ejup Berisha
Demokracia sot përballet me sfida të shumta. Në disa vende, po vërehet ngritja e udhëheqësve politik që kërkojnë që pushtetin ta përqendrojnë në duart e tyre dhe të kufizojnë liri të caktuara. Kjo situatë ngre një pyetje shumë të rëndësishme e ajo është se athua vallë a mund demokracia t’i rezistojë këtyre tendencave autoritare?
Rreziku potencial ngritja e autoritarizmit
Në të gjithë globin, disa udhëheqës po përpiqen ta konsolidojnë pushtetin e tyre në dëm të institucioneve demokratike. Ata mund ta kufizojnë lirinë e shtypit, duke vendosur kontroll mbi mediat, ta zvogëlojnë rolin e parlamentit ose të ushtrojnë presion mbi kundërshtarët e tyre politikë. Për më tepër, përhapja e dezinformatave, pabarazitë sociale dhe konflikti politik mund ta gërryejnë besimin e qytetarëve në qeveritë demokratike.
Mirëpo pavarësisht këtyre sfidave, demokracia i posedon mjetet e mjaftueshme për ta mbrojtur veten. Parasegjithash, qytetarët i kanë aftësitë që ti shprehin mendimet e tyre, të angazhohen në protesta paqësore dhe të marrin pjesë në zgjedhje. Përveç kësaj, shtypi i lirë shërben si një mjet kyq për ti paraqitur padrejtësitë dhe abuzimet e pushtetit. Gjyqësorët e pavarur, parlamentet dhe organizatat e shoqërisë civile luajnë gjithashtu një rol vendimtar në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të gjithë individëve.
Kushtet për mbrojtjen e demokracisë
Për tu rezistuar tendencave autoritare, kombet demokratike duhet ti forcojnë institucionet e tyre dhe ti mbrojnë liritë themelore. Është gjithashtu shumë e rëndësishme të luftohet korrupsioni, të zvogëlohet pabarazia sociale dhe t’u ofrohet të rinjve një edukim më i fortë qytetar. Qytetarët duhet të kuptojnë se demokracia përfshin më shumë sesa thjesht aktivitetin e zgjedhjeve, ajo gjithashtu e kërkon respektimin e pikëpamjeve të ndryshme, pjesëmarrjen në jetën politike dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithëve. Derisa demokracia të mos jetë e aftë t’i rezistojë rritjes së tendencave të autoritarizmit, e ardhmja e saj nuk është aspak e garantuar. Gjithçka varet nga vullneti i qytetarëve, forca e institucioneve dhe respekti për liritë. Demokracia asnjëherë nuk sigurohet përgjithmonë, ajo duhet të mbrohet çdo ditë nga individ dhe grupe me tendenca autoritariste. Prandaj, e ardhmja e saj varet nga aftësia kolektive e qytetarëve për ti ruajtur lirinë, barazinë dhe drejtësinë.