Zbulohet se a do të marrë pjesë Florentino Perez në ceremoninë e “Topit të Artë” sonte

Pasi vendosi të mos ishte i pranishëm në “Camp Nou” për “El Clasicon” e së dielës, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, nuk do të marrë pjesë as në ceremoninë e 70-të të ndarjes së çmimit “Topi i Artë”, që do të mbahet të hënën mbrëma në Londër të Anglisë.

Ndërsa Real Madridi po përgatitet për rikthimin e madh në ceremoninë e “Topit të Artë”, në mesin e madrilenëve pritet të mungojë një emër i rëndësishëm.

Sipas informacioneve të “The Athletic”, presidenti Florentino Perez nuk figuron në listën e personave që do të udhëtojnë të hënën mbrëma drejt Londrës për të marrë pjesë në këtë ngjarje.

Sipas “The Athletic”, delegacioni i Real Madridit pritet të përbëhet nga Emilio Butragueño, nënkryetari i klubit, Marc Cucurella, Yan Diomandé, i nominuar për trofeun Kopa që i jepet talentit më të mirë të ri, Felicia Schroder nga ekipi i femrave dhe Kylian Mbappe.

Mediumi britanik raporton se në dhomat e zhveshjes së Real Madridit mbizotëron bindja se reprezentuesi francez do ta fitojë çmimin e shumëkërkuar, pasi të dielën mbrëma shënoi dy gola kundër Barcelonës në La Liga, në fitoren 2-1 të madrilenëve.

Përgjigjja do të mësohet të hënën mbrëma.

Sipas mediumeve të huaja, fituesi i çmimit do të mësohet saktësisht në orën 22:43 të së hënës, me Harry Kane e Lamine Yamal po ashtu që janë favoritë kryesorë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo