Pak persona janë mbledhur në protestë para Ministrisë së Arsimit.
Edhe pse kanë kaluar rreth dy orë nga orari i nisjes së protestës, pjesëmarrja në rrugë është e papërfillshme.
Qytetarët e Tiranës duket se kanë zgjedhur të vazhdojnë jetën e tyre normalisht, duke mos u bashkuar më thirrjen për protestë, të cilat në ditët e mëparshme kanë qenë të dhunshme, me sulme ndaj institucioneve dhe shkatërrim të pronës publike dhe private.