Portieri i Chelseat, Emiliano Martinez, u lëndua gjatë ndeshjes së xhiros së shtatë të Premierligës kundër Evertonit.
Skuadra londineze e fitoi ndeshjen me rezultat 2-0, shkruan “Gazeta Express”.
Martinezi u përplas me një lojtar të Evertonit gjatë një dueli për topin.
Mjekët që hynë në fushë i dhanë ndihmën e parë portierit argjentinas dhe i vendosën një maskë oksigjeni. Martinez u largua nga fusha me barelë.
Sipas gazetarit Gaston Edul, në një postim në rrjetin social “X”, Martinezi ndodhet në spital dhe është i vetëdijshëm.
Skaneri i kokës, si dhe ekzaminimet e shpinës dhe qafës, nuk zbuluan ndonjë anomali.
Mjekët konstatuan një frakturë në nofullën e portierit. Për këtë arsye, ai vazhdon të qëndrojë në spital.
Martinezi do t’i nënshtrohet një operacioni.
Ai iu bashkua Chelseat nga Aston Villa verën që e lamë pas.
Portieri ka zhvilluar gjashtë paraqitje për klubin londinez, duke pësuar 11 gola dhe duke e mbajtur portën të paprekur në një ndeshje.