Gjatë muajit shtator të vitit 2026, në territorin e mbarë vendit, Sektori për Çështje të Trafikut pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka realizuar kontrolle të përforcuara ndaj drejtuesve të biçikletave, motoçikletave me motor ndihmës, mopedëve, motoçikletave, triçikleve dhe katërçikleve.
Gjatë kontrolleve janë konstatuar gjithsej 1.803 kundërvajtje, prej të cilave 1.478 kanë të bëjnë me mospërdorimin e helmetës mbrojtëse.
Numri më i madh i kundërvajtjeve është evidentuar në zonën e SPB Shkupit, me 437 raste, pasuar nga SPB Manastiri me 233, SPB Velesi me 213, SPB Strumica me 201 dhe SPB Tetova me 168 kundërvajtje.
Njësia Mobile për Sigurinë e Trafikut Rrugor ka konstatuar 154 kundërvajtje, ndërsa rastet e tjera janë evidentuar në zonat e SPB Shtipit, SPB Ohrit dhe SPB Kumanovës.
Në kuadër të kontrolleve janë evidentuar edhe 132 raste të veprës penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik“, në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal. Gjithashtu, në bazë të nenit 300-b të Kodit Penal, janë konfiskuar 88 motoçikleta.
Përveç këtyre, janë konstatuar edhe 5.034 kundërvajtje të llojeve të tjera. Për të gjitha shkeljet e evidentuara janë ndërmarrë masat përkatëse në përputhje me dispozitat ligjore.
MPB-ja do të vazhdojë kontrollet e përforcuara në trafik dhe apelon për përdorimin e helmetës, respektimin e rregullave dhe shmangien e sjelljeve të rrezikshme.